Loading…
Kryeministri Haradinaj i kundërpërgjigjet Vladimir Putinit
  • 16/01/2019 | 21:16

Kryeministri Haradinaj i kundërpërgjigjet Vladimir Putinit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i ka reaguar presidentit rus Vladimir Putin, pasi ky i fundit deklaroi se SHBA dhe aleatët përendimor janë faktorë destabilizues në Ballkan, transmeton Gazeta Metro.


Haradinaj ka thënë se është pikërisht e kundërta e asaj që ka deklaruar Putini.

I pari i ekzekutivit ka thënë se më shumë Amerikë dhe NATO në Ballkan nënkupton më shumë paqe, stabilitet dhe zhvillim.

‘Deklarimeve të Presidentit të Rusisë, Vladmir Putin, dhënë për një media serbe, se politikat e ShBA-së dhe aleatëve përendimor janë faktorë destablizues në Ballkan, iu përgjigjem se më shumë Amerikë dhe NATO në Ballkan nënkupton më shumë paqe, stabilitet dhe zhvillim. Një prezencë ruse aktive në Ballkan nënkupton të kundërten e saj. Kosova vjen në paqe, ‘ ka thënë Haradinaj.

Ndryshe, presidenti rus, Vladimir Putin në një deklaratë për mediat serbe kishte thënë se politikat e SHBA-së dhe aleatëve perëndimor janë faktorë destablizues në Ballkan./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë