Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se ka ardhur koha që FSK’së t’i ndërrohet fushëveprimi, duke i dhënë kompetencat e ushtrisë.
Mirëpo, kryeministri ka shtuar se kjo duhet të bëhet duke mos ia ndërruar emrin fare.
Mos ndërrimi i emrit të FSK’së po shihet si zgjidhje, pasi Lista Serbe ka qenë kundër shndërrimit të FSK’së në ushtri.
Këto i ka thënë në ‘Rubikon’, ku mes të tjerash u bisedua edhe për ndaljen e trenit nga Serbia. Për këtë, Mustafa tha se askush nuk ka dhënë urdhër, pasi kjo i takon Policisë së Kosovës. /gazetametro.net