Loading…

Kryeministri e ministrat sot dalin para komisioneve parlamentare

  • 07/10/2020 | 08:06

Kryeministri e ministrat sot dalin para komisioneve parlamentare

Sot në disa komisione parlamentare do të raportojë një pjesë e kabinetit qeveritar.


Kryeministri Avdullah Hoti, ministrja e Jashtme dhe e Diasporës, Meliza Haradinaj-Stuballa dhe ministri i Drejtësisë, Selim Selimi raportojnë në komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione lidhur me çështjen e personave të pagjetur në kuadër të dialogut me Serbinë.

Ndërkaq, ministrja e Financave Hykmete Bajrami raporton në Komisionin për Buxhet dhe Transfere mbi masat fiskale të marra për t’iu përgjigjur situatës me pandeminë dhe për gjendjen e borxhit publik.

Po ashtu, para Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale për menaxhimin e situatës me “COVID-19” do të del edhe ministri Armend Zemaj.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë