Loading…

Kryeministri duhet t’u dërgojë letër autoriteteve franceze për lirimin e Haradinajt

  • 10/01/2017 | 18:06

Kryeministri duhet t’u dërgojë letër autoriteteve franceze për lirimin e Haradinajt

Ish- komandanti i përgjithshëm i UÇK-së Agim Çeku, tash deputet i PDK-së tha se deri në lirimin e Ramush Haradinajt nga paraburgimi në Francë kjo temë duhet të jetë në agjendën e kryeministrit dhe të gjithë ministrave të Qeverisë së Kosovës.


Çeku i cili ishte përballur edhe vet me një situatë si të Haradinajt tha se telefonatat që ai dëgjoi në seancë që diplomatët e Kosovës i paskan bërë me diplomatë francezë kanë efekt vetëm kur je para se të hysh në paraburgim.

Ish-kryeministri i Kosovës tha se kryeministri Isa Mustafa duhet t’u dërgojë letër autoriteteve franceze në mënyrë që të kërkojë lirimin e Haradinajt.

Sipas Çekut në Francë do të duhej të shkonin ministri i Punëve të Jashtme dhe ai i Drejtësisë.

Ai tha se qëllimi është që UÇK-ja që të portretizohet si kriminale. Po ashtu Çeku tha se qëllimi i Serbisë është që të ftohen marrëdhëniet mes vendeve mike të Kosovës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë