Loading…

Kryeministri dhe ministrat, bisedime nga mëngjesi për trenin serb

  • 14/01/2017 | 17:15

Kryeministri dhe ministrat, bisedime nga mëngjesi për trenin serb

Kryeministri Isa Mustafa, ndodhet në zyrën e tij në Qeveri dhe gjatë tërë ditës ka qenë në koordinim të vazhdueshëm me të gjitha institucionet kompetente, për trajtimin e çështjes së trenit ilegal serb.

Kështu konfirmojnë për gazetametro.net nga burime brenda Qeverisë së Kosovës, ndërsa bëhet me dije se në këtë mes kanë qenë edhe ministrat tjerë.

“Edhe ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, dhe ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku dhe autoritetet tjera përgjegjëse ndodhen në zyrat e tyre dhe të gjitha dikasteret tjera relevante janë në krye të detyrës”, konfirmojnë burimet e gazetametro.net

Ndërkaq, nuk është bërë e ditur se cilët do të jenë hapat që do të ndërmerren në këtë rast.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë