Loading…

Kryeministres së përdredhur finlandeze Sanna Marin i kërkohet të kryej testin e drogës

  • 18/08/2022 | 21:46

Kryeministres së përdredhur finlandeze Sanna Marin i kërkohet të kryej testin e drogës

Kryeministrja finlandeze Sanna Marin po ballafaqohet me telashe tani pasi i rrjedhën video ku përdridhej e vallëzonte me miq të saj në ahengje, transmeton Gazeta Metro.


Marin po i kërkohet të kryej testin e drogës pasi dolën videot e saj derisa po argëtohej egër me miq të saj të njohur.

Marin që në moshën 36 vjeç është një prej krerëve më të reja të shtetit në botë, mbrojti sjelljen e saj në klipet virale tashmë dhe mohoi me ngulm se ka përdorë narkotikë ilegal.

“Unë nuk kam përdorë drogë, asgjë tjetër përveç alkoolit. Kam vallëzuar, kënduar dhe festuar me gjëra tërësisht legale” tha ajo në konferencë për shtyp të enjten.

Kjo nuk është hera e pare që kryeministrja finlandeze është detyruar të përgjigjet për sjelljet e saja të papërgjegjshme. Në dhjetor të 2021’s kishte lënë telefonin dhe kishte dale në klub për të vallëzuar e argëtuar. Poashtu ishte infektuar me koronavirus dhe kishte shkelur rregullat e izolimit të qeverisë së saj./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë