Loading…

Kryediplomati i Maqedonisë së Veriut, Osmani, rihap ambasadën në Kiev

  • 27/05/2022 | 21:47

Kryediplomati i Maqedonisë së Veriut, Osmani, rihap ambasadën në Kiev

Maqedonia e Veriut ka rihapur ambasadën e saj në Kiev, e cila ishte mbyllur pas nisjes së agresionit rus në Ukrainë.


Rihapja e ambasadës u bë nga Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, i cili zhvilloi një vizitë në kryeqytetin e Ukrainës, ku u prit nga homologu i tij zoti Dmytro Kuleba.

Dy ministrat diskutuan mbi agresionin rus ndaj Ukrainës, për pasojat ndaj shtetit dhe popullit ukrainas dhe më gjerë.

Osmani vizitoi edhe qytetin Irpin, pranë Kievit, ku pa shkatërrimet e shumta si pasojë e bombardimeve të forcave ruse. Ai shprehu solidaritetin e vendit të tij me popullin e Ukrainës.

Osmani u shpreh se “liria e Maqedonisë së Veriut dhe e çdo vendi tjetër evropian, sot mbrohet në Ukrainë, prandaj Ukraina meriton ndihmë, mbështetje dhe respekt”.

Ai tha se Maqedonia e Veriut që nga fillimi i agresionit rus në Ukrainë iu është bashkuar sanksioneve kundër Moskës.

Kuleba dhe Osmani kanë biseduar edhe për perspektivën evropiane të të dy vendeve duke theksuar nevojën që ky proces të marrë vëmendjen e shtuar pas zhvillimeve të fundit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë