Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias, ka arritur në Prishtinë, transmeton Gazeta Metro.
Kryediplomati grek ka thënë se është kënaqësi të jetë sot në Kosovë, ku mes tjerash theksoi se është tregues për bashkëpunim rajonal mes fqinjëve.
Ai pas arritjes në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” për vizitë zyrtare, tha para mediave se çështja e njohjes së Kosovës është çështje e vendosjes së marrëdhënieve mes dy vendeve.
Kosova dhe Greqia me ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë filluar thellimin e marrëdhënieve diplomatike që do të çon në njohje reciproke mes dy vendeve.//gazetametro.net