Loading…

Ujësjellësi ,,Prishtina’’shembull për promovimin e gruas në punë

  • 09/10/2018 | 17:01

Ujësjellësi ,,Prishtina’’shembull për promovimin e gruas në punë

Gjatë ditës së sotme u mbajt punëtoria rreth integrimit të gruas dhe promovimit të saj në punë, me theks të veqantë në sektorin e ujit.

Siç thuhet në komunikatën dërguar mediave, kjo punëtori u organizua nga Këshilli Ndërministror i Ujit dhe Sida Suedeze me përfaqësues nga Ambasada Suedeze, Ministria e Integrimeve Evropiane, Ministria e Ambientit dhe Plasnifikimit Hapësinorë, Autoriteti Rregullator i Ujit, etj.

Në këtë punëtori u diskutua për barazinë gjinore , të drejtat, mundësitë dhe përparësitë në vende të punës , sidomos në sektorin publik.

‘KRU,,Prishtina,, sh.a. si shembull i ofrimit të modaliteteve të barazisë gjinore në vendin e punës dhe njëkohësisht përfituese e projektit ,,EDGE STRATEGY PROJECT,, financuar nga Banka Botërore prezantoi rezultatet e dalura nga vlerësimi dhe analizimi i gjendjes faktike në këtë fushë.’

Pas vlerësimit të raportit nga Banka Botërore, Ujësjellësi i Prishtinës hapin e radhës e ka certifikimin për barazi gjinore nga Edge Strategy Project, pas rekomandimeve që janë dhënë nga projekti në fjalë.

Pse barazia gjinore në punë!

Grupet e përziera (gratë dhe burrat) në vendimmarrjen publike, kanë ndikim të drejtpërdrejt pozitiv në / Qeverisje, ruajtjen e stafit, kreativitet dhe inovacion.

KRU,,Prishtina,,sh.a. është kompania e parë në sektorin e ujit në rajon që ka bërë këtë vlerësim, për ngritjen dhe fuqizimin e gruas në këtë sector.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë