Ashtu siç edhe paralajmëroi më herët, kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka ikur nga Brukseli, pasi që Kroacia ka bllokuar hapjen e Kapitullit 26 të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Ai, e konfirmoi këtë vendim pas një takimi që pati me diplomaten evropiane, Federica Mogherini.
Protesta e Vuçiqit, koincidon me vizitën e ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, që po zhvillon në Beograd, ku edhe ka njoftuar mbështetjen ruse për Serbinë, si në aspektin ushtarak, deri në atë që garanton mbrojtjen e integritetit territorial të Serbisë.
Rusia është kundër integrimit të Serbisë në BE dhe në NATO, pasi i konvenon një Serbi e kontrolluar nga Kremlini.