Ambasadorja e Kosovës në Kroaci, Shkëndije Geci – Sherifi, është dekoruar nga presidentja kroate Grabar Kitaroviq.
Në një ceremoni zyrtare në Presidencën e Republikës se Kroacisë, Geci – Sherifi mori këtë dekoratë për merita të veçanta në promovimin e marrëdhënieve bilaterale Kosovë-Kroaci në prag të largimit të saj nga misioni diplomatik në Kroaci.
Ambasadorja Geci Sherifi, sipas presidentës Kitaroviq gjatë tri viteve të shërbimit në Kroaci ka bërë përpjekje të mëdha në promovimin e bashkëpunimit reciprok dhe shkëmbimeve miqësore midis Kosovës dhe Kroacisë.
Ndërsa Geci – Sherifi është ndjerë thellësisht e nderuar dhe për të, kjo dekoratë e çmuar nuk është vetëm një nderim personal por është një simbol i raporteve miqësore Kosovë-Kroaci./gazetametro.net