Kroacia ka kaluar në çerekfinale të Kupës së Botës pasi mposhti Japoninë pas ekzekutimit të penalltive, transmeton Gazeta Metro.
Të parët që kaluan në epërsi ishin japonezët në minutën e 43’të me anë të Daizen Maeda.
Ndërsa, golin e barazimit kroatët e gjetën në fillim të pjesës së dytë përmes Ivan Perisic, i cili realizoi në minutën e 55’të.
Më pas gjatë vazhdimeve asnjëra kombëtare nuk arriti të kaloi në avantazh, me ç’rast penalltitë caktuan fituesin.
Këtu shpëtimtar i Kroacisë ishte portieri, Dominik Livakovic që priti tre penallti të japonezëve dhe në fund kroatët triumfuan me rezultat 3-1.
CROATIA BEAT JAPAN ON PENALTIES!
Dominik Livakovic the hero with three penalty saves!
pic.twitter.com/618cIqroFO— ALAN (@Wotyyt) December 5, 2022
Në çerekfinale, Kroacia do të përballet me fituesin e duelit mes Brazilt dhe Koresë së Jugut. /gazetametro.net