Loading…

Kriza në vend: Kapet në flagrancë ‘hajni’ i naftës në Fushë Kosovë

  • 04/06/2026 | 10:01

Kriza në vend: Kapet në flagrancë ‘hajni’ i naftës në Fushë Kosovë

Policia e Kosovës ka vënë në pranga një person të dyshuar për përvetësim të paligjshëm të karburantit nga një automjet transportues në zonën e Fushë Kosovës, traansmeton Gazeta Metro.


Sipas të dhënave zyrtare, ngjarja fillestare është regjistruar më 31 maj 2026 rreth orës 00:24, ndërsa pas një procesi hetimor disa ditor, autoritetet kanë arritur të identifikojnë dhe më pas të arrestojnë të dyshuarin, një shtetas kosovar.

Pas shoqërimit në stacion policor, ai është marrë në pyetje nga hetuesit kompetentë. Me urdhër të prokurorit të rastit, i njëjti është dërguar në ndalim.

“Fushë Kosovë / 31.05.2026 – 00:24. Më 03.06.2026 pas hetimeve të zhvilluara është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i njëjti ishte identifikuar se kishte vjedhur derivate nafte nga kamioni i ankuesit mashkull kosovarë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë