Policia e Kosovës arreston 16 persona të dyshuar për konsumim të veprave penale: “organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të jashtëligjshëm” dhe veprën penale “krim të organizuar”.
Më poshtë lexoni të plotë njoftimin e Policisë
Policia e Kosovës, konkretisht Departamenti i Hetimeve më, 1 dhjetor 2016 ka ndërmarrë dy operacione policore të shtrira në tërë vendin.
Në operacion e parë pos Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar (DHKO) kanë qenë të përfshirë dhe njësi tjera të specializuara policore, zyrtarë nga Doganat e Kosovës dhe ATK-ja.
Sektori i Hetimeve të Krimit të Organizuar në kuadër të DHKO-së, pas hetimeve të zhvilluara për ushtrim të veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit, me 1 dhjetor 2016, bazuar në planin operativ ,,BLIC”, me urdhëresë të gjykatës kompetente ka kontrolluar lokacione të ndryshme në rajonet: Prishtinë, Pejë, Gjakovë, Gjilan, Ferizaj, Prizren dhe Mitrovicë.
Me këtë rast në cilësi të personave të dyshuar janë arrestuar 6 persona si dhe janë kontrolluar 77 lokacione të ndryshme.
Personat e dyshuar tanimë të ndaluar janë:
Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar si prova materiale:
Kurse në operacionin tjetër të udhëhequr nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), Sektori për hetimin e krimeve ekonomike, pas një pune te gjatë hetimore po ashtu me datë 01.12.2016, të asistuar nga njësitet policore nga Gjilani, kanë zbatuar Urdhëresën e Gjykatës Themelore në Gjilan, për kontrollimin e një lokali të lojërave të fatit në rrugën Gjilan-Kamenicë afër fshatit Shillovë, me dyshimin e bazuar se në këtë lokacion është duke u kryer vepra penale “Organizim e Skemave Piramidale dhe Bixhozit të jashtëligjshëm”, sipas nenit 300 te KPRK-se.
Gjate kontrollit të lokalit, përfaqësuesit të tij, nuk kanë prezantuar dëshmi se pika në fjalë ishte e licencuar. Në lokal është hasur një pjese e ndarë ku zhvillohej veprimtaria e jashtëligjshme. Në ndërkohe janë ftuar edhe zyrtarë të Doganës së Kosovës dhe ATK-se për verifikim të gjendjes.
Personat e dyshuar tanimë të ndaluar janë:
Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar si prova materiale:
Fletore me shënime për hyrje – daljet reale të parasë në këtë pike.
10030 Euro,
200 Franga të Zvicrës,
100 Dollarë Amerikan dhe
Të ashtuquajturat Chips dhe Zaret.
Të gjithë personat e dyshuar, gjithsej 16 persona, me vendim të prokuroreve janë dërguar në mbajtje për vazhdim të procedurës të mëtejme./gazetametro.net