Loading…

Krimet e Arkanit, në mesin e 100 fotove më me ndikim në histori

  • 19/11/2016 | 17:58

Krimet e Arkanit, në mesin e 100 fotove më me ndikim në histori

Revista amerikane “Time” e ka zgjedhur një foto ku shihen “Tigrat” e Arkanit duke kryer krime në Bosnje, të cilën futur në mesin e 100 fotove më me ndikim në 150 viteve të fundit të historisë.

Në mesin e këtyre 100 fotove janë përzgjedhur të tilla që përshkruajnë ngjarje nga Lufta Civile Amerikane, foto nga Lufta e Dytë Botërore, Lufta e Vietnamit, deri te luftërat e fundit, transmeton gazetametro.net.

Në këtë listë ndodhet edhe një foto e pranverës së vitit 1992 në Bosnje dhe Hercegovinë.

Fotoreporteri amerikan Ron Haviv, më 31 mars të vitit 1992 e realizoi këtë foto të Tigrave të Arkanit, ku njëri prej tyre shihet duke shqelmuar civilët e vrarë në Bijelinë. Kjo foto u shfaq në faqet e para të mediave botërore. Puna e këtij fotoreporteri amerikanë është përdorur edhe si dëshmi në Gjykatën e Hagës, ndaj të akuzuarve për krime të luftës në Bosnje. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë