Loading…

Krime të çuditshme që do t’iu habisin

  • 17/11/2016 | 13:59

Krime të çuditshme që do t’iu habisin

Provokimet e rrezikshme nuk janë asnjëherë të mirëseardhura pavarësisht arsyeve  apo rrethanave që i shtyjnë njerëzit t’i bëjnë. Më poshtë është një listë e këtyre provokimeve bashkë me disa krime që kanë ndodhur e disa nga to që kanë dështuar:

Mashtrim i neveritshëm
Një grua në Amerikë raportoi në polici një vjedhje që ishte kryer në shtëpinë e saj dhe u tha atyre se hajduti kishte abuzuar me të. Policia fillimisht i besoi asaj duke e parë gjendjen që ajo ishte, tamam viktimë e një rasti të tillë, mirëpo disa javë më vonë e kuptuan se gruaja e cila me profesion ishte psikologe i kishte gënjyer. Kur u pyet për arsyen e kësaj qështjeje ajo tha se e kishte për qëllim ta bindte burrin e saj për ta ndërruar lagjen.
Ajo  e kishte përgaditur këtë aq mirë saqë qe shumë e vështirë ta besoje që nuk ka ndodhur ashtu. Pas këtij  “krimi” që ajo organizojë në shtëpi, burri i saj kërkoi divors menjëherë nga ajo, si dhe iu morë e drejta për ta ushtruar profesionin e saj.

Krim për t’u divorcuar
Një burrë hyri në bankë në mes të ditës për ta plaqkitur atë. Kur shkoi aty i tregoi agjentës në sportel se kishte ardhur për ta plaqkitur bankën dhe se mund ta njoftonte policinë derisa ai filloi t’i mbledhë paratë, dhe ajo pa hezituar veproi si i tha ai. Kur policia e morën atë ai u shpjegoi atyre se tërë këtë e ka panifikuar për t’u ndarë nga gruaja e tij e cila asesi nuk pranonte të ndahej nga burri dhe sipas tij vetëm duke u dënuar me burg ajo nuk do ta pranonte më. Dhe kështu ndodhi, ata u ndanë pas këtij plani.

Hjaduti i përgjumur
Një hajdut në Florida pasi hyri në një shtëpi për ta plaqkitur ishte aq i përgjumur saqë as nuk mundi ta nisë punën e tij, dhe si u fut në shtëpi u shtri në një divan aty brenda për të pushuar pak pastaj t’ia fillojë, mirëpo atë e zuri gjumi. Derisa po flinte erdhi i zoti i shtëpisë dhe e lajmëroi policinë, të cilët e shoqëruan atë në stacionin policor dhe u tregoi sesi kishte shkuar ngjarja.

Përbindëshi i Londrës
Në fund të vitit 1700 në Londër kanë ndodhur një sërë sulmesh, nga një njeri i quajtur “Përbindëshi i Londrës”. Ky njeri ushtronte dhunë fizike ndaj vajzave, dhe grave nëpër rrugë. Ai gjithmonë kishte me vete edhe një thikë me të cilën tmerroheheshin gjithë qytetarët që e shihnin kur ai parakalonte nëpër rrugë. Pas shumë përpjekesh nga policia e Londrës, pasi kreu sulme brutale nëpër rrugët e qytetit ky njeri u kap dhe u fut në burg.

Vrasje e dyshimtë
Në vitin 1880 një agjent shumë i respektuar amerikan, u dërgua në një plazh për ta hetuar një vrasje që kishte ndodhur. Në vendin e ngjarjes u identifikua një viktimë dhe u gjetën disa gjurmë ku në mesin e tyre ishte një plumb revoleje. Agjenti Ledru u tmerrua kur e pa që plumbi i takonte revolës së tij. Vrasja ishte kryer pikërisht me armën e agjentit Ledru. Atij gjithashtu iu kujtua se në mëngjes kur u zgjua i kishte rrobat e lagura dhe të ndyra. Pra vrasja ishte kryer nga vetë agjenti amerikan, por pa vetëdije. Në fakt kjo është një sëmundje e cila paraqitet tek personat e caktuar, dhe kryhen krime të ndryshme pa qenë të vetëdijshëm, pastaj në mëngjes e kanë jetën si zakonisht pa qenë në dijeni për krimin që kanë kryer, si rasti i Ledrus.

Persona të tillë pasi “zgjohen” deklarohen vetë në polici, ku shumë nga ta janë të gjakosur,  kanë armë në duar dhe nuk janë në dijeni se ka kanë ardhur, transmeton gazetametro.net

Adoleshenti i maskuar
Një adoleshent 14 vjeçar i maskuar si një grua 40 vjeçe mashtronte njerëzit në forma të ndryshme duke manipuluar me ta. Pre e këtij mashtrimi u bë edhe një burrë tjetër të cilin “kjo grua” e siguroi se pas kryerjes së një atentati që do ta kryej ky burrë, adoleshenti  do t’ia siguronte një punë atij. Mirëpo pas një zënke “kjo grua e maskuar” e plagosi me thikë  anëtarin e ri të grupit të tij dhe policia e zbuloi punën që ky adoleshent po bënte. Edhe pse i ri në moshë aftësitë e këtij adoleshenti  i ngjanin vrasësve serial dhe ishte shumë i rrezikshëm.

Hoteli i vrasjeve
Në vitin 1800 një një hotel diku në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u kryen krime çnjerëzore në mysafirët që pushonin aty. Ky hotel kishte dhoma e koridore të fshehta që askush nuk i dinte me saktësi se sa ishin, apo edhe në cilat pjesë të kësaj ndërtese ndodheshin, përveç atij që po i kryente këto krime.  Në këtë hotel  ky njeri po merrte jetë njerëzish, dhe nuk ishin pak, aty u vranë mbi 27 persona, shumëherë nga ata vdiçën edhe nga gazi që u futej brenda nëpër dhoma, duke i lënë të ngulfateshin./ gazetametro.net

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë