Loading…

Krimba deti për transplante njerëzore, zbulimi i rrallë i shkencëtarëve francezë

  • 30/06/2022 | 18:38

Krimba deti për transplante njerëzore, zbulimi i rrallë i shkencëtarëve francezë

Nga rëra buzë detit në sallën e operacionit: kompania franceze biotech, Hemarina ka zbuluar e zhvilluar një produkt të ri, që sot po testohet për përdorim në transplantet njerëzore.


Përbërësi i tij aktiv? Krimbat e detit, që duket kanë aftësi e vlera befasuese.

“Mendoj se mund të themi se ky është një revolucion sepse në botën e transplanteve dhe në botën disi më të mbyllur të ruajtjes së organeve, prej vitesh nuk kemi pasur  progres terapeutik. Nga ky produkt i ri mund të ketë shumë përfitime; veshkat të parat, por ndërkohë po mendoj edhe për mushkëritë apo zemrën që është një organ mjaft i brishtë me një kohë goxha të shkurtër konservimi”, tha Yannick Le Meur, Spitali Universitar i Brestit.

“Transplantet janë praktikisht një garë kundër kohës. Nëse shkëput zemrën, ke vetëm 4 orë kohë në dispozicion për ndërrimin, 6 për mushkëritë, 12 për veshkat ndërsa pankreasi është shumë më i brishtë. Qëllimi është të gjendet një produkt zëvendësues i përshtatshëm, pa probleme anatomik, i cili të ketë mjaftueshëm oksigjen dhe me shanset të qëndrojë sa më të gjatë tek marrësi”, tha Franck Zal, CEO i Hemarina.

Kërkuesit francezë zbuluan se krimbat detarë kanë mundësi të jashtëzakonshme të grumbullojnë oksigjen.

Hemoglobina e këtyre jovertebrorëve mund të transportojë 40 herë më shumë oksigjen në inde sesa hemoglobina njerëzore”, thotë biologu Gregory Raymond, sipas të cilit sekreti i këtij fenomeni qëndron me sa duket pikërisht në aftësinë e tyre për të mbijetuar në kushte ekstreme, të zhytur në rërë në buzë të detit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë