Loading…

‘Krik’: U zgjatet paraburgimi dy të dyshuarve për vrasjen e Ivanovicit

  • 25/04/2019 | 10:06

‘Krik’: U zgjatet paraburgimi dy të dyshuarve për vrasjen e Ivanovicit

Dy të dyshuarve për pjesëmarrje në vrasjen e Oliver Ivanovicit Marko Rosic e Nedeljko Spasojevic sot u është vazhduar paraburgimi edhe për dy muaj, ka konfirmuar për portalin serb ‘Krik’ njëri prej avoketëve të të dyshuarve, transmeton Gazeta Metro.

Ata janë në paraburgim që nga arrestimi në nëntor të vitit të kalir, ndërsa gjithsej janë shtatë të dyshuar se kanë marrë pjesë në vrasjen e Ivanovicit.

Portali përkujton se prokurori Sylë Hoxha ka thënë në kërkesën për vazhdimin e paraburgimit se Spasojevici ka bashkëpunuar për së afërmi me të dyshuarit për vrasje dhe ua mundësuar të lëvizin me automjet policor. Për Rosicin prokurori thotë se e ka përcjellë Ivanovicin në xhepin e të cilin është gjetur një etiketë me numrin e regjistrimit në pronësi të famijes së Rosicit.

Spasojevic e Rosic janë në paraburgim nga arrestimi në nëtor të vitit të kaluar. Pos këtyre dyve, janë edhe pesë të tjerë të dyshuar se kanë marrë pjesë në vrasjen e Ivanovicit.

Policin Dragisa Markovic, i cili po ashtu është arrestuar në nëntor, prokuroria e ngarkon se ia ka transmetuar të dhënat ngë vanedi i ngjarjes një zyrtari policor në Serbi. Markovic në shkurt është liruar nga paraburgimi.

Si i dyshuar të katërt prokuroria e Kosovës atëherë policia e Kosovës e ka emëruar Milan Raodicicin, mirëpo ai i ka ikur arrestimit sepse gjendet në Serbi. Policia serbe e ka arrestuar dhe kinse e ka hetuar për pjesëmarrje në këtë vrasje. Kryetari i Serbisë ka thënë se Radoicici ka kaluar hetimin me poligraf dhe se “me siguri mund të thotë se nuk ka marrë pjesë në vrasjen e Ivanovicit”. Transkripit i hetimit është shpallur si “top sekret”.

Se ka ndihmuar në vrasje është e dyshuar edhe sekretarja shumëvjeçare e Ivanovicit Silvana Arsovic.

Prokuroria para dhjetë ditësh ka bërë të ditur se hetimi është zgjeruar edhe në dy persona, por nuk i ka bërë të ditur emrat e tyre. KRIK ka zbuluar se fjala është për Zvonko Veselinovicin dhe Milan Mihailovicin.

Portali përkujton se pushteti në Serbi javën e kaluar, pas se gjyqi të marrë vendim për zgjatjen e paraburgimit për të dyshuarit, ka akuzuar politikanen Rada Trajkovic se ka ndikuar që Spasojevici e Rosici të mbesin në paraburgim./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë