Loading…

Kreu i terroristëve Hamas thirrje palestinezëve të barrikadohen në al-Aqsa për Ramazan 

  • 28/02/2024 | 16:29

Kreu i terroristëve Hamas thirrje palestinezëve të barrikadohen në al-Aqsa për Ramazan 

Shefi i terroristëve islamist Ismail Hanyeh doli me në një deklaratë të xhiruar televizive të mërkurën bëri thirrje që barrikadimi në xhaminë al-Aqsa dhe foli edhe për qëndrimin ‘fleksibil’ të Hamas rreth pengjeve siç ai e quan krimet e luftës kur po negociohet rreth lirimit të tyre, transmeton Gazeta Metro.


Në deklaratën në televizion, lideri i Hamas Haniyeh u bëri thirrje banorëve të Bregut Perëndimor dhe Jerusalemit që të ngujohen në xhaminë al—Aqsa në fillim të muajit Ramazan. Ai bëri thirrje për siç e quajti “një nismë ndërkombëtare për të çarë rrethimin e xhamisë al-Aqsa”.

Sa i përket negociatave për pengjet ai pretendoi se Hamas po dëshmonte ‘fleksibilitet’, megjithëse shtoi se grupi terrorist do të vazhdonte të luftonte.

Haniyeh foli edhe për planet e sulmit të Forcave Mbrojtëse të Izraelit në bastionin e terroristëve në Gaza, Rafah, ku fshihen pas civilëve palestinezë si mburoja njerëzore, duke u shprehur se shpreson që përpjekjet ndërkombëtare të ndalin ambiciet për invadim të Izraelit siç e quan ky luftën ndaj terrorizmit.

Më tutje ai vazhdoi me retorikën e propagandës fashiste islamiste duke shtuar se “okupatori dhe partneri i vet, Shtetet e Bashkuara, nuk do t’ia dalin  përmes makinacioneve politike çka s’ia dolën ta arrijnë në betejë. Bota, posaçërisht shtetet araba, duhet të frenojnë dhe refuzojnë t’i lejojnë ata të invadojnë qytetin e Rafah”./gazetametro.net 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë