Loading…

Kreu i organizatës që u shpall si terroriste nga SHBA’ja vendoset në krye të Ministrisë në Afganistan

  • 07/09/2021 | 18:33

Kreu i organizatës që u shpall si terroriste nga SHBA’ja vendoset në krye të Ministrisë në Afganistan

Talebanët njoftuan krijimin e një qeverie të përkohshme në Afganistan. Lajmin e ka bërë të ditur një zëdhënës, i cili tha se qeveria do të udhëhiqet nga Mullah Mohammad Hassan Akhund, me bashkëthemeluesin e talebanëve, Mullah Abdul Ghani Baradar si zëvendës i dytë.


Zëdhënësi, Zabihullah Mujahid tha ndër të tjera se qytetarët afganas kanë pritur prej kohësh krijimin e një qeverie të re në vendin e tyre.

Talebanët arritën që të merrnin nën kontroll pjesën më të madhe të vendit rreth tre javë më parë, ndërsa rrugën për krijimin e qeverisë e gjetën të hapur pas largimit nga vendi të ish-presidentit të Afganistanit, Ashraf Ghani.

Emrat që do përbëjnë qeverinë talebane janë:

Mullah Yaqoob është emëruar Ministër i Mbrojtjes, kurse Mullah Abdul Salam Hanafi si zëvendës i dytë në këtë dikaster.

Sarajuddin Haqqani është emëruar Ministër i Brendshëm. Ai është njëkohësisht kreu i Rrjetit Haqqani, një organizatë e shpallur terroriste nga SHBA.

Amir Khan Muttaqi Ministër i Jashtëm në Detyrë, ndërsa Mullah Abdul Salam Hanafi si zëvendës i dytë në këtë ministri.

I pyetur pse asnjë grua nuk u emërua në qeveri, Ahmadullah Ëasiq tha për BBC se kabineti nuk është finalizuar ende.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë