Loading…

Kreu i OBSH’së: Më shumë njerëz mund të vdesin nga sëmundjet se sa nga sulmet në Rrip të Gazës

  • 29/11/2023 | 12:37

Kreu i OBSH’së: Më shumë njerëz mund të vdesin nga sëmundjet se sa nga sulmet në Rrip të Gazës

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) ka paralajmëruar se më shumë njerëz mund të vdesin nga sëmundjet se sa nga bombardimet e Izraelit, transmeton Gazeta Metro.


Drejtori i OBSH’së Tedros Adhanom Ghebreyesus ka thënë se ekziston një rrezik i shtuar për përhapje të sëmundjeve për shkak të strehimoreve të tejmbushura dhe nga mungesa e ujit, dezinfektuesëve dhe hapave.

AI tha se rreth 111,000 persona janë duke vuajtur nga infeksione respirative dhe 75,00 tjerë nga diarrea ku më shumë se gjysma e tyre janë nën moshën 5 vjeqare.

Ai tha se duke marrë parasysh kushtet e jetesës dhe mungesës së kujdesit shëndetësorë më shumë njerëz mund të vdesin nga sëmundjet se sa nga sulmet.  Ai bwri thirrje për vazhdimin e armëpushimit. Izraeli ka thënë se një armëpushim afatgjatë nuk është i mundshëm deri sa të eliminohet Hamasi dhe të lirohen të gjitha pengjet, raporton The Times of Israel.

Që nga fillimi i luftës në 7 tetor rreth 1.8 milion banorë apo 80% e popullsisë së Rripit të Gazës janë zhvendosur./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë