Loading…

Kreu i FIFA’s sqaron bisedën me Trumpin për kartonin e kuq të Balogun

  • 06/07/2026 | 19:39

Kreu i FIFA’s sqaron bisedën me Trumpin për kartonin e kuq të Balogun

Sulmuesi i përfaqësueses së Shteteve të Bashkuara, Folarin Balogun, është bërë një nga emrat më të komentuar në skenën ndërkombëtare të futbollit pas zhvillimeve të fundit në Kupën e Botës.


Kontroversia nisi pas ndëshkimit të tij me karton të kuq në ndeshjen SHBA – Bosnjë, e vlefshme për fazën e 1/16 së finales, ndërsa më pas vendimi për pezullim me një takim moslojë u anulua.

Ky ndryshim ka ngjallur reagime të shumta në opinionin sportiv, me dyshime dhe kërkesa për sqarime rreth procesit vendimmarrës në FIFA, sidomos në prag të përballjes së ardhshme në 1/8 e finales ku përfshihen edhe interesat e Belgjikës.

Në këtë kontekst, presidenti amerikan Donald Trump ka konfirmuar se ka zhvilluar një bisedë me kreun e FIFA-s, Gianni Infantino, lidhur me situatën e futbollistit.

Nga ana e tij, Infantino ka pranuar kontaktin, por ka theksuar se procedurat disiplinore mbeten të pavarura dhe jashtë ndikimeve të jashtme.

“Organet gjyqësore të FIFA-s janë të pavarura. Pavarësia e tyre është thelbësore për besueshmërinë dhe integritetin e futbollit dhe duhet të respektohet gjithmonë. Po, flas rregullisht me Presidentin e Shteteve të Bashkuara për çështjet e Kupës së Botës dhe mora një telefonatë nga Presidenti Donald Trump. Gjatë bisedës sonë, shpjegova se një proces zyrtar gjyqësor që përfshin organet e pavarura gjyqësore të FIFA-s ishte duke u zhvilluar dhe se çështja do të vendosej në kohën e duhur nga autoritetet kompetente”, deklaroi Infantino.

Ai ka shtuar se mënyra e funksionimit të sistemit disiplinor është parim që duhet ruajtur pa kompromis.

“I lexoj vendimet e Komitetit Disiplinor të FIFA-s kur ato publikohen. Ndonjëherë më habitin. Ndonjëherë pajtohem me to dhe ndonjëherë nuk pajtohem. Ajo që bëj gjithmonë, megjithatë, është t’i respektoj ato vendime dhe pavarësinë e organeve që i marrin ato”, është shprehur Infantino.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë