Loading…

Krerët e PSD’së në konsultë te Rama: A do të u ndryshojë qëndrimi për idenë e shkëmbimit të territoreve?

  • 05/09/2018 | 14:11

Krerët e PSD’së në konsultë te Rama: A do të u ndryshojë qëndrimi për idenë e shkëmbimit të territoreve?

Krerët e PSD’së, kryetari Shpend Ahmeti, nënkryetari Visar Ymeri dhe sekretarja Aida Dërguti, janë takuar sot në Tiranë, me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.


Në një njoftim nga Ahmeti thuhet se në këtë takim përveç bashkëpunimit ndërpartiak kanë biseduar edhe për zhvillimet aktuale politike.

Zhvillim aktual politik në Kosovë, por edhe në rajon, është tema e shkëmbimit të territoreve në mes të Kosovës dhe Serbisë, ide e cila po kundërshtohet nga opozita në Kosovë, duke përfshirë edhe PSD’në, shkruan gazetametro.net.

“Zhvillimet aktuale politike, fuqizimi i marrëdhënieve midis Kosovës dhe Shqipërisë, perspektivat e bashkëpunimit rajonal dhe integrimit evropian, si dhe thellimi i bashkëpunimit midis Partisë Socialiste të Shqipërisë dhe Partisë Socialdemokrate të Kosovës ishin në fokus të bashkëbisedimit. PSD vlerëson rolin e rëndësinë e shtetit shqiptar drejt thellimit të marrëdhënieve midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, si dhe përkushtimine tij për ndërtimin e së ardhmes së përbashkët të Ballkanit perëndimor”, thuhet në njoftimin e PSD’së, pas këtij takimi.

Ndërsa, në anën tjetër, kjo ide në opinion është hedhur nga presidentët Thaçi e Vucic, edhe pas disa takimeve me kryeministrin shqiptar Edi Rama. Ky i fundit, asnjëherë nuk e ka komentuar këtë ide, e cila flet edhe për fatin e një komuniteti të madh shqiptar, i ngelur jashtë territoreve të shteteve të Shqipërisë dhe Kosovës, për fatin e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Rama edhe pse nuk është deklaruar asnjëherë për këtë temë, duket të jetë i informuar, e ndoshta edhe përkrahës i saj, pasi diplomacia ndërkombëtare, për zgjidhjen e çështjes Kosovë – Serbi, dhe të asaj serbo-shqiptare në rajon, ka operuar përmes kësaj treshe, Vucic-Thaçi-Rama.

Pritet të shihet, nëse Rama ka arritur që PSD’së, të ua zbus qëndrimin kategorik kundër të idesë së shkëmbimit të territoreve, që presidenti Thaçi, po e quan korrigjim të kufijve. /gazetametro.net  

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë