Loading…

Kremlini reagon shkurt pas një njoftimit të Vucic që Serbia ndoshta edhe i vendosë sanksione Rusisë

  • 03/02/2023 | 17:12

Kremlini reagon shkurt pas një njoftimit të Vucic që Serbia ndoshta edhe i vendosë sanksione Rusisë

Zëdhënësi i qeverisë ruse Dmitry Peskov ka deklaruar se Moska e kupton presionin e Perëndimit ndaj Serbisë dhe se shpreson në përparimin e marrëdhënieve mes dy shteteve, transmeton Gazeta Metro.


Kremlini e kupton se udhëheqësia e Serbisë është nën presion të pa precedent të Perëndimit dhe e vlerëson qëndrimin e presidentit serb Aleksandar Vucic u ka thënë gazetarëve Peskov.

Vucic dje gjatë seancës së jashtëzakonshme të kuvendit serb mes tjerash kishte deklaruar se Serbia po paguan çmim të shtrenjtë që po reziston në vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë derisa shtoi me keqardhje siç u shpreh se edhe mund të detyrohen ta ndërmarrin një hap të tillë.

“Nuk jam i kënaqur me këtë, por nuk e di sa do të mund të rezistojmë pa i vënë sanksionet. Po paguajmë një çmim pasi nuk i vumë, por kjo është çështje e përcaktimit politik të udhëheqësisë tonë” kishte thënë gjatë seancës Vucic.

Presidenti serb Vucic edhe çështjen e pranimit të propozimit franko-gjerman që tani është korniza e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë e kishte paraqitur sikur një vendim i pranuar nën presion pas kërcënimeve të pesëshes së madhe të diplomatëve perëndimor.

Serbia është gjendur nën presionin ndërkombëtar për t’u larguar nga influenca e Rusisë që është e konsiderueshme, e si gjest i parë do të duhej të ishte vendosja e sanksioneve siç pritet nga një shtet partner i Bashkimit Europian, njëkohësisht kandidat për anëtarësim.

Ivica Dacic që mori detyrën si kryediplomat i Serbisë dhe përflitet si njeriu i Rusisë në Beograd në fund të vitit të kaluar që nga fillimi e kishte mohuar si opsion këtë por duke shtuar edhe një kushtëzim pragmatik, kur në një intervistë për Zërin e Amerikës se ‘Serbia nuk do të mund t’ia lëshonte dorën dikujt që po e mban të mos bie në humnerë, pa ia zgjatur dorën dikush tjetër për ta shpëtuar’./gazetametro.net

Vucic kthen nga Perëndimi?: Nuk i gëzohem kësaj por s’di sa do të rezistojmë pa i vënë sanksione Rusisë

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë