Loading…

‘Kravata, biseda me kamerë, një sy gjumë’: Deputetët e VV’së dhe ‘koncentrimi’ i tyre gjatë seancave

  • 06/12/2021 | 13:50

‘Kravata, biseda me kamerë, një sy gjumë’: Deputetët e VV’së dhe ‘koncentrimi’ i tyre gjatë seancave

Të mëdha janë huqjet nga grupi parlamentar i VV’së gjatë seancave të ndryshme. Madje disa nga ta gjejnë kohë për një sy gjumë, të mësojnë si lidhet kravata, e të shikohen në kamerë se si duken, shkruan Gazeta Metro.


Gafat e disa deputetëve të VV’së bien në sy të kamerave shpesh, duke zgjuar kështu reagime rreth ‘’koncentrimit’’ të tyre në seancat që shpeshherë dinë të jenë me rëndësi të madhe.

Në seancën e sotme e cila u ndërpre për një pauzë, ka rënë në sy veprimi i deputetit të LVV’së, Alban Bajrami, i cili u kap nga kamera duke u rregulluar derisa po shihte kamerën në llaptopin e tij.

E kjo lë të kuptohet se deputetët i kushtojnë shumë rëndësi dukjes së tyre.

Por nuk është vetëm Alban Bajrami, i cili del të ketë shqetësime të tilla.

Para ca kohësh deputetja Adriana Matoshi u pa teksa bënte një sy gjumë në karrigen e saj në Kuvend.

Por ajo arsyetoi veten, duke e fajësuar opozitën në njëfarë forme.

“Kur opozita flet dhe t’i e ndjen zemrën duke tu ngushtuar dhe kokën duke të dhembur”– shkroi deputetja, krahas fotos.

Por nuk ishte vetëm kjo gafë e deputetes, ajo nuk hezitoi të fliste me kamerë me të dashurin e saj në mes të seancës.

Në një fotografi që e shpërndau i dashuri i saj shihej deputetja Matoshi në Kuvend, derisa po flisnin me video.

“Më mungon kaq shumë, por falënderoj Zotin që ekziston një gjë si interneti dhe mund të të shoh duke u buzëqeshur, fytyrën tënde të ëmbël dhe të ndiej energjinë pozitive që ti shpërndanë, Adriana të dua”, pati shkruar Keith në atë story.

Por lehtë nuk ia la as deputeti Dimal Basha, që po gjente kohë të mësonte diçka të re ndërsa në Kuvend po diskutohej për ekonominë e vendit.

E sikur të mos mjaftonte kjo, Basha pas publikimit të fotografive derisa shihej duke u mësuar se si lidhet kravata, ai ka bërë edhe komente të panevojshme nga Kuvendi, duke thënë se “u mësova pas dy vitesh si lidhet ajo”.

“Kravatën më në fund e lidha….. edhe mujn me thanë çkado, mirëpo besoni që te burrat kjo është kogja arritje  Sa për njohuri, kjo kravata që e kam pas sot, herën e fundit është lidh para gati dy viteve. Ish pas ba tojë, që me pas gojë kish vajtu me lot, kështu që rilidhja e saj sot ishte arritje në vete”, ka shkruar ai në Facebook./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë