Loading…

Krasniqi: Vendimi për shtrejtimin e energjisë do ta rëndojë jashtëzakonisht mirëqenien e familjeve kosovare

  • 04/02/2022 | 11:12

Krasniqi: Vendimi për shtrejtimin e energjisë do ta rëndojë jashtëzakonisht mirëqenien e familjeve kosovare

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka vazhduar me kundërshtimin e tij për shtrejtimin e energjisë elektrike, shkruan Gazeta Metro.


Ai ka thënë se kjo qeveri deri tek vendimi për shtrejtimin e energjisë elektrike ka ardhur pasi fillimisht e ka injoruar procesin e furnizimit me energji.

Tutje, Krasniqi, ka thënë shtrejtimi kaq i lartë i energjisë elektrike është kërkesë për të instaluar edhe zyrtarisht padrejtësi.

Kujtojmë se Qeveria e Kosovës po e përkrah një propozim të ZRRE’së për një shtrejtim shumë të lartë të energjisë elektrike, dhe se kjo temë ka ngjallur kundërshtim të madh nga opozita dhe Shoqëria Civile në vend.

Këtu keni statusin e plotë të tij.

“Injorimi që ia ka bërë Qeveria tërë procesit të furnizimit me energji, sot ka sjellë një vendim që do të rëndojë jashtëzakonisht mirëqenien e familjeve kosovare. Kërkesa për ngritjen e çmimit të energjisë kaq shumë, është kërkesë për të instaluar zyrtarisht padrejtësi”, ka shkruar Krasniqi në llogarinë e tij në Facebook. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë