Loading…

Krasniqi: Turistët po i anulojnë vizitat në Kosovë, frikësohen se vijnë në një mini-Ukrainë

  • 04/06/2023 | 23:00

Krasniqi: Turistët po i anulojnë vizitat në Kosovë, frikësohen se vijnë në një mini-Ukrainë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka thënë për Euronews Albania, se e gjithë situata e krijuar në veri të Kosovës, nuk sjellë asgjë të mirë për vendin.


Sipas tij, Kosova shfaqet për herë të parë si një vatër krize në të gjitha mediat dhe kanë filluar të bëhen publike anulimet e para nga turistët që planifikonin ta vizitonin atë.

“Unë do dëshiroja të kishte diçka pozitive, por nuk mund të shikoj asgjë pozitive pasi për herë të parë pas shumë vitesh, e kemi Kosovën si vatër krize në të gjitha mediat ndërkombëtare”.

“Tashmë kanë filluar të bëhen publike anulimet e vizitave të turistëve nga shtetet europiane gjithandej, duke u frikësuar mos vinë në një mini-Ukrainë”.

“Kemi një rebelim të organizuar nga grupet kriminale nga këto komuna dhe kemi për herë të parë një nivel kaq të rëndë të denoncimit dhe dënimit ndaj Kosovës nga partnerët kryesor”, ka thënë Krasniqi

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë