(E plotësuar)
21:46-Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka komentuar kritikat ndaj partisë së tij, se zyrtarët e saj i nënshtrohen presidentit të vendit, Hashim Thaçi.
Ai ka arsyetuar ndikimin e Thaçit te ministrat dhe te deputetët e PDK’së, parti të cilën presidenti i vendit dikur e udhëhiqte.
Krasniqi ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se Thaçi “ka autoritet në PDK, sepse ka dhënë kontribut të madh aty”.
Ai ka theksuar se vetë është anëtar i PDK’së, dhe jo njeri i Thaçit apo i Kadri Veselit, kryetarit aktual të partisë
Shefi i Grupit Parlametar të PDK’së, Memli Krasniqi është shprehur se ofrimi i dorëheqjes së Ministrit, Abelard Tahiri nuk është çështje e dy ditëve të fundit, transmeton Gazetametro.net.
Pasi siç thotë Krasniqi, ka qenë një shqetësim i disa ditëve që ka ndiku që në një moment të konsiderohet dorëheqja.
‘Nuk është çështje e dy ditëve të fundit, ka qenë shqetësim i disa ditëve të fundit që kanë ndiku që në një moment me konsideru dorëheqjen’, ka thënë Krasniqi.
Krasniqi shprehet se Tahiri “e ka konsideruar dorëheqjen për shkak të vlerësimeve që i ka pasur për dinamikën e reformave, dhe për fazën e ardhshme, që lidhet me zhvillimet e tjera, që mund të jetë procesi për liberalizimin e vizave”./Gazetametro.net