Ish-kryeparlamentari i Kosovës, Jakup Krasniqi ka thënë se ish-kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi kishte insistuar ta lexonte deklaratën e Pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt të vitit 2008.
Krasniqi në një intervistë për RTV21 ka treguar arsyen përse deklaratën e pavarësisë së Kosovës e lexoi Hashim Thaçi. Ai ka thënë se Thaçi kishte qejf ta lexonte deklaratën dhe se për Krasniqin nuk kishte rëndësi kush do ta lexonte atë.
“Po kryeministri pat qejf ta lexoj dhe për mu nuk ishte e rëndësishme me të thanë të drejtën kush nga ne e lexonte deklaratën e rëndësishme ishte që Kosova po e zyrtarizonte shtetësinë e saj”, ka thënë Krasniqi.
Krasniqi ka thënë se për këtë çështje kishte biseduar me kryeministrin e atëhershëm, Hashim Thaçin dhe se ishin pajtuar që deklaratën ta lexonte ai.