Loading…

Krasniqi: Të mos iu ndalohet hyrja kriminelëve serbë

  • 28/08/2018 | 14:47

Krasniqi: Të mos iu ndalohet hyrja kriminelëve serbë

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka komentuar deklaratën e Thaçit se kriminelët serbë që kanë kryer krime nuk do të kthehen në Kosovë.


Krasniqi ka thënë se kriminelëve serbë nuk duhet t’iu ndalohet hyrja në Kosovë, por duhet të arrestohen, transmeton gazetametro.net.

Ai ka thënë se Thaçi në vend se të kërkojë arrestimin dhe ekstradimin e kriminelëve serbë, iu thotë nënave gjakovare se ata nuk do të kthehen në vend.

”Presidenti i Kosovës në vend se të kërkojë nga Serbia ekstradimin e kriminelëve që kanë planifikuar dhe zbatuar politikat e gjenocidit serb ndaj popullsisë civile të pafajshme në Kosovë, ai nënave gjakovare ju thotë: se kriminelët që kanë kryer krime, kurrë nuk do të kthehen në Kosovë!”

Ai ka përmendur si argument Izraelin që ende vazhdon të ndjek nazistët që kryen krime ndaj hebrenjve.

”Shteti i Izraelit i ka ndjekur dhe vazhdon t’i ndjekë me sukses kriminelët nazist të Luftës së Dytë Botërore të cilët kanë marrë pjesë në planifikimin dhe zbatimin e politikave të gjenocidit kundër hebrenjve kudo ku ata kanë arritur të fshihen që t’i sjellë para drejtësisë! Ky është një shembull i njohur sesi duhet e drejta të shkoj deri në fund.”

Shkrimi i plotë:

“ARRESTIM DHE EKSTRADIM PËR TË GJITHË KRIMINELËT E LUFTËS

Shteti i Izraelit i ka ndjekur dhe vazhdon t’i ndjekë me sukses kriminelët nazist të Luftës së Dytë Botërore të cilët kanë marrë pjesë në planifikimin dhe zbatimin e politikave të gjenocidit kundër hebrenjve kudo ku ata kanë arritur të fshihen që t’i sjellë para drejtësisë! Ky është një shembull i njohur sesi duhet e drejta të shkoj deri në fund.

Presidenti i Kosovës në vend se të kërkojë nga Serbia ekstradimin e kriminelëve që kanë planifikuar dhe zbatuar politikat e gjenocidit serb ndaj popullsisë civile të pafajshme në Kosovë, ai nënave gjakovare ju thotë: se kriminelët që kanë kryer krime, kurrë nuk do të kthehen në Kosovë!

Presidenti dhe drejtësia në Kosovë nuk duhet të kërkojnë ndalimin e hyrjes në Kosovë të kriminelëve, por arrestimin dhe ndalimin e gjithë atyre që hyjnë në Kosovë dhe sjelljen para drejtësisë sonë dhe duhet bërë kërkesën për ekstradimin e secilit nga kriminelet që fshihen kudo, qoftë në Serbi apo kudo tjetër!”, ka shkruar Jakup Krasniqi. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë