Loading…

Krasniqi synon rrëzimin e Gjykatës Speciale: S’do të kursej as para e as mund

  • 05/10/2022 | 20:08

Krasniqi synon rrëzimin e Gjykatës Speciale: S’do të kursej as para e as mund

Ish deputeti i VV’së, Florin Krasniqi, është zotuar se do të bëjë s’do të lërë guri pa lëviz që ta rrëzojë Gjykatën Speciale. 


“Unë nuk kam me kursy as pare, as kohë, as autoritetin, për me kalu një rezolutë në kongres të Amerikës kundër kësaj gjykate”, tha ai te “DPT te Fidani”.

Sipas tij, për kalimin e një rezolute duhet të lobohet për rrëzimin e Gjykatës Speciale.

“Shumica e njerëzve në kongres janë avokatë me profesion dhe atyre me ua shpjegu sa e padrejtë është kjo gjykatë dhe e kuptojnë se janë avokatë, edhe me i bind që është gabim, është një gjykatë e padrejtë në disa nivele dhe unë mendoj që me një lobim të mirëfilltë të të gjithë shqiptarëe në kongres mundet me kalu një rezolutë”, tha Krasniqi.

Ai tha se është i gatshëm të pranojë humbjen “por jo të mos bëjë asgjë”.

“S’kam me lënë asnjë guri pa lujt”, deklaroi ai.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë