Loading…

Krasniqi: Qeveria Kurti ka dështuar në Kuvend, shumë nga ligjet e miratuara në kundërshtim me Kushtetutën

  • 29/11/2023 | 11:51

Krasniqi: Qeveria Kurti ka dështuar në Kuvend, shumë nga ligjet e miratuara në kundërshtim me Kushtetutën

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK’së), Memli Krasniqi, ka shpërndarë një video ku ka vënë një nga të gjeturat e Komisionit Evropian në raportin për Kosovën, shkruan Gazeta Metro.


“Kuvendi i Kosovës ka dështuar shpeshherë të votojë projektligje, si dhe ka dështuar të ketë kuorum në mbledhjet e komisioneve parlamentare dhe në seancat plenare, edhe pse Qeveria aktuale vazhdon ta ketë numrin më të madh të deputetëve në Kuvend”, thuhet në citatin e vënë në video.

Ndërkaq, Krasniqi ka shkruar se shumë prej ligjeve të miratuara kanë dalë në kundërshtim me Kushtetutën.

“Pushteti ka dështuar edhe në Kuvend – në seanca plenare e në Komisione Parlamentare. Edhe nga ato ligje të miratuara, shumë prej tyre, si asnjëherë më parë, kanë dalë në kundërshtim me Kushtetutën. Paaftësi e skajshme – pushtet i dobët!”, ka shkruar ai. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë