Loading…

Krasniqi: Qeveria është fotografia e paaftësisë, rritja ekonomike për vitin 2022 do të jetë 2.9%

  • 30/07/2022 | 10:26

Krasniqi: Qeveria është fotografia e paaftësisë, rritja ekonomike për vitin 2022 do të jetë 2.9%

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi në një intervistë për Ekonomia Online ka vlerësuar se Qeveria është fotografia e paaftësisë qoftë në politikën e jashtme poashtu edhe në atë te brendshme.


Sa i përket rritja ekonomike, Krasniqi potencoi se pritjet janë që për vitin 2022 do të jetë 2.9%.

Sipas tij, për më shumë se një vit të qeverisjes nuk ka asnjë rezultat dhe se krejt çka ka ndodhur është tendencë e popullizmit.

“Fatkeqësisht nëse ka një fjalë që e definon më së miri këtë qeveri është paaftësia. Kjo Qeveri është fotografia e paaftësisë qoftë në politikën e jashtme qoftë në politikën e brendshme. Sot nuk ka një sektorë në Kosovë që mund të thuhet se në korrikun e vitit 2022 është më mirë sesa në shkurt të vitit 2021. Kjo Qeveri ka marrë mbështetje qytetare dhe ka kaluar një vjet e gjysmë të kësaj Qeverie dhe efektet në asnjë fushë nuk janë pozitive”.

“Por përkundrazi ne kemi ose stagnim ose regres. Rritja ekonomike është shumë e vogël se inflacioni dhe pritjet për vitin 2022 janë që rritja mund të jetë 2.9%, por inflacioni do të vazhdojë të jetë në nivelin dy shifror. Krejt çka ka ndodhur është tendencë e populizmit siç ishte prezantimi me tog fjalshin një të punësuar në çdo familje pa dhënë dëshmi se sa familje nuk e kanë asnjë të punësuar dhe cila do të jetë kostoja dhe efekti. Janë komplet jo kompetent dhe poashtu jo koherent në ato që thonë”, tha Krasniqi.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë