Loading…

Krasniqi: Qeveria e re t’i tregojë Serbisë vendin që e meriton

  • 07/06/2017 | 16:34

Krasniqi: Qeveria e re t’i tregojë Serbisë vendin që e meriton

Kryetari i Këshillit Kombëtar të NISMA për Kosovën, Jakup Krasniqi ka bërë thirrje që Qeveria e re që do të formohet pas këtyre zgjedhjeve t’i jap përgjigjen e merituar Beogradit zyrtar dhe agresionit politik të Serbisë.


Poashtu Kransiqi  ka thënë se politika zyrtare e Beogradit duhet të heq dorë nga e kaluara dhe nga çdo përpjekje për ta penguar Kosovën në arenën ndërkombëtare, shkruan gazetametro.net

“Nëse politika e Beogradit vazhdon që t’i mbrojë politikat e krimit e të gjenocidit ndaj shqiptarëve dhe vazhdon me politika të reja të kërcënimit e të destabilizimit, Kosova dhe krerët e saj që do të dalin nga zgjedhjet e reja, në tërësi duhet t’i ndryshojnë politikat e vendit të tyre karshi Beogradit zyrtar”, ka shkruar ai.

Madje, ai i quan politika nënshtruese ato që Kosova ka udhëhequr, sidomos nga Marrëveshja e 19 prillit 2013 e deri në fillim të vitit 2017. Duke bërë thirrje që si të tilla ato të ndërpriten.

“Bisedime po, por vetëm për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë- Serbi. Po bisedimeve, por vetëm në mes dy vendeve sovrane e të barabarta. Bisedimet me fusnotë, janë bisedime më shumë se degraduese për Kosovën dhe qytetarët e saj, mbase janë edhe robëruese! Ata që e kanë krijuar ketë gjendje duhet të dalin përpara përgjegjësisë”, ka shkruar ai.

Sipas tij, me apo pa kushtetutë, çdo rifillim i bisedimeve degraduese, është rrezikim i shtetit të pavarur, sovran e demokratik. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë