Loading…

Krasniqi: Qe pse Vetëvendosjes i ka ikur truri

  • 13/03/2019 | 14:13

Krasniqi: Qe pse Vetëvendosjes i ka ikur truri

Deputeti i PSD’së, Frashër Krasniqi, ka thënë se Levizjes Vetëvendosje bashkë me ikjen e zemrës i ka ikur edhe truri, transmeton Gazeta Metro.


Krasniqi ka shpjeguar se kur  shkruar se VV-së i ka ikur zemra dhe po mundohet të mbetet gjallë përmes stentave, ka aluduar në aderimin e fundit në VV të Irfan Daullxhiut i cili është i akuzuar për rastin e ‘Stentave’.

“Kur kam shkruar se VV-së i ka ikur zemra dhe po mundohet të mbetet gjallë përmes stentave, kam aluduar në aderimin e fundit në VV të Irfan Daullxhiut i cili është i akuzuar për rastin e ‘Stentave’”, ka shkruar Krasniqi

Ndërkohë vlerësimin e Konjufcës së vv ka larguar zorren qorre duke I menduar PSD’në, Krasniqi e ka quajtur ikje të trurit.

“Glauku paska deklaruar që VV e ka larguar zorren qorre, dhe se zemrën e kanë në rregull. Me i konsideru Ajvaz Berishën (i akuzuar per vrasje e dhunim), Irfan Daullxhiun (i akuzuar per rastin ‘Stenta’), e plot ish anëtarë të PDK-së si zemër të VV-së, ndërsa të larguarit nga VV (bashkëthemelues të Lëvizjes) si zorrë qorre, e rikonfirmon vetëm një gjë: që VV-së bashkë me ikjen e zemrës i ka ikur edhe truri. Tamam trup pa tru qe nuk i percepton mire as organet e veta”, shkruan ai./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë