Loading…

Krasniqi përgëzon për fillimin e vitit të ri shkollorë, i shqetësuar me veprimet e qeverisë

  • 02/10/2022 | 18:18

Krasniqi përgëzon për fillimin e vitit të ri shkollorë, i shqetësuar me veprimet e qeverisë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, me një postim në rrjetin social Facebook ka shkruar se është i lumtur që fëmijët po kthehen në bankat shkollore, gjithashtu ka shprehur shqetësimin me veprimet e kësaj qeverie, shkruan Gazeta Metro.


Krasniqi këto komente i bëri në prag të fillimit të vitit të ri shkollorë, ku për disa javë, sindikatat e punëtorëve publik ishin në grevë, por ata e pezulluan grevën edhe pse qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti nuk ua ka plotësuar kërkesat, e pikërisht kjo e ka lënë të “shqetësuar” Krasniqin.

Kryetari i partisë më të madhe opozitare renditi edhe arsyet se përse kjo qeveri për të është “shqetësuese”.

Ndër të tjera ai specifikoi se mësimdhënësit janë kategoria më e respektuar në shoqërinë tonë.

Postimi i plotë:

Jam shumë i lumtur që fëmijët po kthehen nesër në bankat e shkollës. Mirëpo, jam edhe i shqetësuar për modelin qeverisës që po instalohet. Në kohën kur nxënësit do të shkojnë kokëlartë në shkollë, Qeveria e Kosovës, përmes sulmeve të shumta, për herë të parë bëri që mësimdhënësit të fillojnë vitin shkollor kokulur, të fyer e të lënduar.

E megjithatë, duhet ta rikujtojmë se, përtej propagandës, mësimdhënësit mbeten një ndër kategoritë më të respektuara të shoqërisë sonë. Por, ata meritojnë edhe trajtim të drejtë që e ruan dinjitetin e tyre. Prandaj, kërkesat e tyre, me apo pa grevë, duhet të adresohen dhe të plotësohen sa më shpejt./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë