Loading…

Krasniqi në takim me Lajcakun: Mbështesim dialogun që sjell njohjen e pavarësisë në fund

  • 30/11/2021 | 21:41

Krasniqi në takim me Lajcakun: Mbështesim dialogun që sjell njohjen e pavarësisë në fund

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka takuar në BE, përfaqësuesin special të Bashkimit Europian për Dialogun, Miroslav Lajcak, shkruan Gazeta Metro.


Krasniqi në takim me përfaqësuesin Special të Bashkimit Europian për Dialogun, Miroslav Lajçak ka diskutuar për dialogun Kosovë-Serbi për të cilin ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës e mbështet por pret që ky proces ta sjell njohjen në fund.

“Sot në Bruksel takova Përfaqësuesin Special të Bashkimit Europian për Dialogun, Miroslav Lajçak, me të cilin diskutuam për ecurinë e procesit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. PDK, si parti shtetformuese dhe lidere e opozitës mbështetë dialogun, i cili duhet të përfundojë me njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia”, ka shkruar ai.

Gjithashtu Krasniqi ka takuar edhe Zëvendës Drejtorin për Europë në Shërbimin Evropian për Veprim të Jashtëm, Marko Makovec, me të cilin ka diskutuar për thellimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Bashkimit Europian.

Ndryshe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, bashkë me Sekretarin për Çështje të Integrimeve Euro-Atlantike, Bekim Çollaku dhe Sekretarin për Marrëdhënie Ndërkombëtare, Bernard Nikaj, gjatë qëndrimit të tyre në Bruksel kanë zhvilluar takime të ndara me kryetarin e Komisionit të Punëve të Jashtme në Parlamentin Europian, David McAllister, Raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, si dhe me Kryesuesin e Grupit të Miqësisë me Kosovë në Parlamentin Europian, Lucas Mandl./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë