Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nisma për Kosovën, Jakup Krasniqi, përmes një postimi në facebook ka reaguar lidhur me procesin zgjedhor në Drenas duke kërkuar kështu që të bëhet ndalja e votimeve të dyfishta
Krasniqi ka theksuar parregullësitë e ndryshme që janë shtuar gjatë orëve të mbëmjes dhe se vëzhguesit e Nisma për Kosovën janë duke u kërcënuar
“Kërkoj nga KQZ-ja dhe gjithë trupat e saj në veprim që të vihen në mbrojtje te vullnetit te qytetarëve te Drenasit”. Edhe gjatë ditëve te fushatës dhe ditës së sotme kishte parregullsi të ndryshme, por parregullsitë janë shtuar në orët e mbrëmjes. Me te madhe tani janë duke ndodhur votimet e dyfishta. Vëzhguesit tanë janë duke u kërcënuar”, ka thënë Krasniqi.
Siç ka thënë Krasniqi të gjitha këto janë dëshmi se në veprim janë futur veprime të pa ligjshme, joshje te të gjitha natyrave, mbase edhe paraja.
Postimi i tij i plotë në rrjetin social facebook:
NDALNI VOTIMET E DYFISHTA
Kërkoj nga KQZ-ja dhe gjithë trupat e saj në veprim që të vihen në mbrojtje te vullnetit te qytetarëve te Drenasit.
Edhe gjatë ditëve te fushatës dhe ditës së sotme kishte parregullsi të ndryshme, por parregullsitë janë shtuar në orët e mbrëmjes. Me te madhe tani janë duke ndodhur votimet e dyfishta. Vëzhguesit tanë janë duke u kërcënuar.
Këto janë dëshmi se në veprim janë futur veprime të pa ligjshme, joshje te të gjitha natyrave, mbase edhe paraja.
Andaj kërkojmë edhe nga Prokuroria e policia, kjo e fundit është e implikuar edhe në raste të veprimeve të pa ligjshme në ditën e heshtjes.
Të gjithë institucionet e përmendura, duhet të vihen në mbrojtje të votës së lirë!
Për parregullsitë e tjera opinionin do ta njoftojmë më kohë.
Kryetari i Këshillit Kombëtar të NISMËS për Kosovën
Jakup Krasniqi