Loading…

Krasniqi – LDK’së: Nëse keni qeverisur mirë, pse po u frikoheni zgjedhjeve

  • 06/05/2017 | 10:20

Krasniqi – LDK’së: Nëse keni qeverisur mirë, pse po u frikoheni zgjedhjeve

Kreu i Këshillit kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi ka komentuar një deklaratë të ministri Avdullah Hoti, që ka thënë se “Lidhja Demokratike është partneri më kredibil i SHBA-së, ne do ta procedojmë të hënën në Kuvend, për këtë jemi koordinuar edhe me amerikanët”.


Ai ndër të tjera, ka thënë, se nëse LDK paska qeverisur mirë, ashtu siç edhe po deklarohet, pse i ka frikë zgjedhjet.

“Fjalën e ka për Ratifikimin e Demarkacionin me Malin e Zi! Nëse është kështu, mirë fort, por përdorni mbështetjen e SHBA-së për forcimin e sovranitetit të shtetit që me fusnotë e keni lënë pa te dhe përdoreni Amerikën për ruajtjen e tërësisë territoriale e jo për humbjen e 8200 hektarëve. Nxirrni mësimet e duhura sesi ndërtohet shteti i së drejtës, si ndahen e funksionojnë pushtetet, si zbatohen ligjet, si funksionon gjyqësori, si zhvillohet vendi dhe si përparohet arsimi e përmirësohet shëndetësia! Këto këshilla duhet t’i merrni nga Amerika! Atëherë do t’ju besoja se vërtetë e keni mbështetjen amerikane!”, ka thënë Krasniqi.

Krasniqi ka thënë tutje se “kur ta luftoni krimin e korrupsionin që po e han pavarësinë, sovranitetin e territorin, kur ta luftoni nepotizmin e pa ligjësitë e grumbulluara si stoqe, kur të hapni perspektiva për qytetarët, kur zhvilloni vendin e rritni mirëqenien qytetare, siguroni e garantoni sovranitetin e shtetit, do t’ju kuptojmë edhe kur thirreni në mbështetjen amerikane”.

“Atëherë sinqerisht do t’ju besojmë se do të kemi përse. Kështu si po veproni ju qeveritarët po e fyeni demokracinë amerikane. Përndryshe, nëse jeni të bindur se keni qeverisur mirë, pse frikësoheni për t’ju drejtuar qeveritarëve për një mandat të dytë”, ka thënë ai. “Qeveritarë: Qytetarët nuk ushqehen më me deklarata boshe. Ata donë siguri e mirëqenie që e shohin dhe e prekin përditë”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë