Kryetari i Këshillit Kombëtar të NISMA-s, Jakup Krasniqi, është lideri i radhës i cili ka reaguar publikisht për ndalimin e kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj.
“Ndalimi i tij në Francë është dëshmia më e mirë sesa Bisedimet e Brukselit kanë ndihmuar në lehtësimin e jetës se qytetarëve tanë”, ka shkruar ai në rrjetin social Facebook.
Sipas Krasniqit kjo dhe shumë dëshmi të tjera na tregojnë se ky format i bisedimeve mes Kosovës e Serbisë duhet të nderpritet, shkruan gazetametro.net
“Dikush duhet ta merr përgjegjësinë , madje jo vetëm për mënyrën sesi janë zhvilluar këto bisedime, por edhe për të gjitha prodhimet e atyre bisedimeve”, ka vazhduar ai.
“Për ketë ndalesë, Kosova duhet të protestoj në Paris e në Bruksel! Kuptohet Istitucionalisht! Të lirohet Haradinaj!”, ka përfunduar reagimin e tij ndaj arrestimit të mbrëmshëm të Ramush Haradinajt në Lyon të Francës. /gazetametro.net