Loading…

Krasniqi: Koalicioni ynë do t’i fitojë deri në 50% të votave

  • 06/06/2017 | 22:36

Krasniqi: Koalicioni ynë do t’i fitojë deri në 50% të votave

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi ka thënë se edhe nëse nuk do të bënin koalicion me AAK-në e Nismën, ata fitoren do ta kishin të sigurt.


Madje thotë se fitorja e tyre do të sillet nga 48 për qind deri në 50 për qind. I ftuar në Rrokum Tv, Krasniqi e quajti të turpshëm epitetin që partitë tjera po ia bëjnë koalicionit që po e quajnë koalicion i muskujve.

“ Nuk është koalicion i muskujve pasi ne jemi koalicion i njerëzve të Kosovës. PDK është partia më e madhe udhëheqëse, jemi 13 parti bashkërisht pra shumica e Kosovës, ne përfaqësojmë gjysmën e më shumë të qytetarëve të Kosovës. Fushatat kalojnë e ne mbesim, duhet mu kqyrë në sy prapë. Edhe në zgjedhjet e 2014 kurrë s’kam thënë s’kemi vija të kuqe e ata gjithë kanë thënë kurrë me PDK-në dhe e kanë bë këtë”, është shprehu Krasniqi.

Ai duke i komentuar sondazhet e fundit, thotë se jo vetëm në sondazhe por mbështetja e qytetarëve ndaj tyre është evidente.

“Këto janë evidente për një mbështetje të madhe, por ne besojmë se do ta kemi më shumë se gjysmën e votuesve jemi shumë afër mund të jetë 48 deri në 50 përqind marzhina e koalicionit tonë”, ka shtuar ai.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë