Loading…

Krasniqi ka një mesazh për ish-ushtarët e UÇK’së që tash janë deputetë

  • 22/02/2017 | 23:57

Krasniqi ka një mesazh për ish-ushtarët e UÇK’së që tash janë deputetë

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka përkujtuar betimin e ish ushtarëve të UÇK’së dhe ka krahasuar me atë të deputetit. Krasniqi ka përçuar mesazh për ata deputetë që kanë qenë ish-luftëtarë t’i qëndrojnë të paktën besnik betimit të dytë.


Lexoni fjalën e plotë të kreut të Këshillit kombëtar të NISMA’s:

Përkujtues për ish ushtaret e ushtrisë çlirimtare të Kosovës dhe deputetët e kuvendit të Kosovës.

Kjo vlen posaçërisht për zyrtarët e lartë të shtetit që vijnë nga Lëvizja Çlirimtare Kombëtare dhe UÇK-ja!

Betimi i ushtarit të UÇK-së

”Si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, betohem se do të luftoj për çlirimin e tokave të pushtuara të Shqipërisë dhe bashkimin e tyre, do të jem përherë ushtar besnik, luftëtar i denjë i lirisë, vigjilent, guximtar dhe i disiplinuar, i gatshëm, që në çdo kohë, pa kursyer as jetën time të luftoj për t’i mbrojtur interesat e shenjta të ATDHEUT. Nëse shkeli këtë betim, le të ndëshkohem më ligjet më të ashpra të luftës, dhe nëse tradhtoj qoftë i humbur gjaku im. BETOHEM!”

Betimi i deputetit

“Unë, deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, betohem se me nder e me përkushtim do ta kryej detyrën time dhe do ta përfaqësoj me dinjitet popullin, do të punoj në interes të Kosovës dhe të gjithë qytetarëve të saj, do të angazhohem për mbrojtjen dhe për respektimin e kushtetutshmërisë dhe të ligjshmërisë, për mbrojtjen e tërësisë territoriale dhe të integritetit institucional të Kosovës, për garantimin e lirive dhe të drejtave të njeriut, në përputhje me ligjet e vendit dhe me standardet evropiane.” Betohem!

Se paku t’i qëndroni besnik betimit të dytë! /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë