Pas dështimit me ushtrinë, presidenti i vendit Hashim Thaçi ka nisur një aventurë të re. Kështu e ka cilësuar zëdhënësi i VV’së deklaratën e Thaçit për padinë ndaj Serbisë.
Krasniqi ka thënë se kjo e bënë Thaçin një president aventurier, për çka sipas tij, nuk mund të merr Kosovën askush seriozisht.
“Pas dështimit në aventurën rreth ushtrisë, Thaçi tash i qenka rikthyer aventurës tjetër, për padi ndaj Serbisë për gjenocid”, ka shkruar Krasniqi në llogarinë e tij në Facebook.
“Me kësi presidenti aventurier nuk kanë qysh me të marrë seriozisht as miqtë as armiqtë”, ka përfunduar ai.