Loading…

Krasniqi i thotë VV’së dhe LDK’së: Opozitë e lodhët dhe mashtruese, as 2 minuta nuk e mbani fjalën

  • 15/04/2019 | 12:14

Krasniqi i thotë VV’së dhe LDK’së: Opozitë e lodhët dhe mashtruese, as 2 minuta nuk e mbani fjalën

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK’së, Memli Krasniqi i ka thënë dy partive opozitare, VV’së dhe LDK’së së janë një opozitë e lodhur dhe e turpshme, transmeton Gazeta Metro.


Krasniqi këtë deklaratë e bëri pas votimit të Projektligjit për miniera dhe mineral, ku ju drejtua VV’së dhe LDK’së, se janë një opozitë e pabesë, ku fjala e tyre nuk mbahet as për 2 minuta.

Sipas tij këto dy parti nuk kanë fytyrë të i lypin as besimin e qytetarëve, transmeton Gazeta Metro.

“Meqenëse janë duke na përcjellë edhe qytetarët këtë seancë, është e turpshme edhe për keqardhje qysh zbulohet pabesia e kësaj opozite të lodhtë, këta janë mashtrues që nuk janë gjendje 2 minuta një marrëveshje me mbajt, nuk e di qysh kanë fytyrë me lyp edhe besimin e qytetarëve”, tha Krasniqi, drejtuar dy partive opozitare VV’së dhe LDK’së./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë