Loading…

Krasniqi i reagon Abdixhikut: Fajtoren për rezultatin e vitit 2020 e kandidove për Presidente

  • 02/09/2026 | 13:22

Krasniqi i reagon Abdixhikut: Fajtoren për rezultatin e vitit 2020 e kandidove për Presidente

Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, i ka reaguar kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas deklaratave të tij të fundit pas refuzimit të gjashtë deputetëve të LDK-së për të votuar kandidatin e propozuar për president, Bekim Sejdiu.

Krasniqi ka komentuar në postimin e Abdixhikut, duke e kritikuar për vendimet e tij politike dhe duke iu referuar rezultatit të LDK-së në zgjedhjet e vitit 2020.

“Fajtoren për rezultatin e vitit 2020 e kandidove për Presidente dhe marrëveshjen me Albinin po e bën për këshilltarin e saj. Dritë do të ketë”, ka shkruar Krasniqi.

Reagimi i saj vjen pas deklaratave të Abdixhikut se LDK-ja nuk kishte pasur marrëveshje qeverisëse me Lëvizjen Vetëvendosje dhe se zgjedhjet e reja nuk kishin qenë pjesë e agjendës së LDK-së.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë