Loading…

Krasniqi i PSD’së akuzon VV’në: Po e shfrytëzoni vdekjen e Astrit Deharit, shyqyr që s’jam me ju

  • 11/11/2018 | 23:51

Krasniqi i PSD’së akuzon VV’në: Po e shfrytëzoni vdekjen e Astrit Deharit, shyqyr që s’jam me ju

Deputeti nga radhët e PSD’së, ka reaguar pas shfaqjes së një dokumentari për ish-aktivistin e ndjerë Astrit Dehari, reagimi i tij lidhet me deklaratat e aktivisit të VV’së, Atdhe Arifi.

Deputeti Krasniqi ka shkruar se nuk vdekja e Astrit Deharit ka menduar se nuk do të manipulohet nga aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, pasi e kanë pasur shok të gjithë, por sipas tij deklaratat e aktivistit Atdhe Arifi janë të gërditshme dhe të dhimbshme duke përdorë të ndjerin Dehari për t’i shpallur tradhtarë shokët dhe shoqet e tij, njofton gazetametro.net.

Krasniqi ka thënë se askush nuk mund ta shfrytëzojë vdekjen e tij, duke shtuar se thellësisht është i  zhgënjyer me këto deklarata.

Kujtojmë se në një dokumentar të realizuar nga Insajderi për të ndjerin Astrit Dehari, protagonist ishin shokët e tij, deputeti Frashër Krasniqi dhe Atdhe Arifi.

Reagimi i Krasniqit vjen pasi Arifi në këtë dokumentar ka thënë se po të ishte gjallë Astrit Dehari ai do të ishte akoma me Lëvizjen Vetëvendosje dhe jo me ata që u shkëputën nga kjo parti, PSD.

Postimi i plotë i Krasniqit:

Kam pasur shumë shpresë që vetëm në një çështje aktivistët e VV nuk do të manipulojnë: me rastin e vdekjes së Astritit. Sepse e kemi pasur shok të gjithë dhe do të duhej të mos e shfrytëzonim për çështje të politikës ditore.

Pasi e pash dokumentarin e Insajderit, ndjehem thellësisht i zhgënjyer nga deklaratat e Atdheut. S’mund ta shpjegoj sa i gërditshëm dhe i dhimbshëm ishte qëndrimi i tij. E përdori Astritin për t’i sharë e shpallur tradhëtarë shokët e shoqet e tij. Kjo është e papranueshme.

Askush sot ska të drejtë të flasë në emër të Astritit mbi aktualitetin politik. Edhe mua më pyetën në dokumentar se kah do të përcaktohej Astriti po të ishte gjallë, por kam aq respekt për shokun tim, sa që s’mund t’ia lejoj vetes një keqpëdorim të tillë. Ai ka qenë aktivist i vetëdijshëm dhe vendimet e tij potenciale nuk mund t’ia përcaktojmë ne. Asnjë palë nuk duhet të flasë në emër të Astritit. Të gjithë bashkë duhet të kërkojmë drejtësi për të!

Thellësisht i zhgënjyer. Edhe në këtë pikë keni arritur të instrumentalizoni. Shyqyr që sjam me ju!

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë