Loading…

Krasniqi: Deputetët e LDK’së nuk e kishin votuar as Qeverinë as kryeparlamentarin

  • 06/05/2017 | 00:19

Krasniqi: Deputetët e LDK’së nuk e kishin votuar as Qeverinë as kryeparlamentarin

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ia ka kujtuar LDK’së se deputetët e saj nuk e kanë votuan as Qeverinë as kryeparlamentarin.


Krasniqi ka folur në “Interaktiv” , ku ka thënë se kur u formua Qeveria dhe kur u zgjodh kryeparlamentari në bazë të marrëveshjes PDK-LDK, kishte deputetë të kësaj të fundit që nuk e votuan.

Krasniqi ka folur edhe për demarkacionin, ku ka thënë se partia që përfaqëson ai ka kohë që ka kërkuar të shkoj në Kuvend për votim.

“Na përgjegjësinë e kem të përbashkët se jem partner ne koalicion, po ne si PDK ka kohë që kërkojmë që demarkacioni me ardhë në Kuvend, po nuk kemi marr përgjigje madje as në diskutimet tona të brendshme.” Është shprehur Krasniqi.

Gjithashtu Krasniqi ka folur edhe për fushatën parazgjedhore, ku liderë të partive në Kosovë ka kohë që kanë filluar ta bëjnë një gjë të tllë, e veçanërisht i pari i PDK’së, Kadri Veseli.

“Nëse është fushatë ‘turi i dëgjimit’ i z. Veseli, atëherë në fushatë janë të gjithë por veç emrin që  s’ja kanë lënë ‘turi i dëgjimit’.” Ka shtuar Krasniqi./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë