Loading…

Krasniqi çuditet pse ka kaq shumë gatishmëri për të falur territor

  • 02/12/2016 | 11:46

Krasniqi çuditet pse ka kaq shumë gatishmëri për të falur territor

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nisma-s për Kosovën, Jakup Krasniqi, ka shkruar rreth idesë së re të kryeministrit të Kosovës për formimin e një komisioni për matjen e territorit. Ai, nuk e kupton se si kryeministri këmbëngul për të falur territorin e Kosovës, transmeton gazetametro.net.

Përmes një publikimi në rrjetin social Facebook, Jakup Krasniqi ngrit pyetjen se pse duhet të krijohet edhe një komision i ri.

Lexoni të plotë shkrimin e tij të publikuar në Facebook

KËMBËNGULJA PËR TË FALË TERRITOR!

Njeriu e ka të vështirë ta kuptoj këmbënguljen e Isa Mustafës për të falë territor! Ai tani na paska dalë me një “ide” te “re”, për formimin e një komisioni për matjen e territorit?! Për të qenë “ideja” Edhe më “madhështore” e ka marrë me automatizëm mbështetjen fuqishëm edhe nga kreu i deputetëve të Partisë Demokratike?! Për ketë të fundit, vërtetë me vjen shumë keq!

Po këtu ata e kanë një problem, demarkacioni është përfunduar vetëm me Maqedoninë, me vendet e tjera përreth nuk i dimë se në cilat pika duhet të bëhet matja?! Madje, krejt çështja është, për ketë matje a duhet komision dhe pse?

Se kjo, është një mahi e koalicionit qeverisës askush nuk e vë në dyshim! Çështja është cila dot jetë mahia e radhës nga krerët e këtij koalicioni, i cili po shfaqë shumë gatishmëri për të falur territor?!/gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë