Nënkryetari i PDK’së, Memli Krasniqi, ka thënë se asnjëherë nuk do të ketë konsensus për dialog me Vetëvendosjen.
Ai ka thënë se duke llogaritur në qëndrimet e tyre, konsensusi me ta nuk do të arrihet ndonjëherë, shkruan gazetametro.net
Ai la të nënkuptojë se për arritjen e konsensusit kishin shpresuar te LDK’ja.
“Konsensus nuk kemi me arritur asnjëherë, duke llogaritur qëndrimet e Lëvizjes Vetëvendosje. Por, LDK-ja në të kaluarën ka qenë në opozitë, por ka mbështetur procesin e dialogut dhe ka votuar edhe marrëveshjen e vitit 2013”, tha Krasniqi.
“Edhe AAK-ja sa ishte në opozitë, kishte dërguar të dërguarin e saj në dialog në atë kohë që ishte Blerim Shala”, shtoi deputeti i PDK-së.
Krasniqi gjithashtu tha se Kosova është vonuar në procesin e dialogut me Serbinë.
“Nuk dua të paragjykoj se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, por tashmë ne jemi vonë për dialog. Për dialog është duke u folur që nga prilli apo maji”, thaKrasniqi në RTV Dukagjini /gazetametro.net