Loading…

Krasiniqi u drejtohet deputetëve të VV’së: Bëni presion Qeverisë

  • 07/10/2022 | 14:23

Krasiniqi u drejtohet deputetëve të VV’së: Bëni presion Qeverisë

Kryetari i PDK-së, deputeti Memli Krasniqi, i ka kërkuar deputetëve të shumicës që t’i bëjnë presion Qeverisë në lidhje me ekzekutimin e pagave për mësuesit.


Gjatë interpelancës së sotme ndaj ministrit të Financave, Hekuran Murati, për mosekzekutimin e pagave të mësimdhënëse, Krasniqi i ka kërkuar deputetëve të Vetëvendosjes që t’i kërkojnë llogari Qeverisë.

“Deputetë të LVV-së ju s’jeni qeveria, këta duhet t’ju japin llogari juve, jo ju këtyre, bëni presion”, ka thënë Krasniqi.

“Kemi qenë edhe ne në pushtet, s’jemi pajtuar gjithmonë qeveria me deputet. Ka pasur rast kur deputetët kanë ndikuar që Qeveria t’i ndryshojë qëndrimet se nesër këta me u mërzit për juve a ju duhet të ballafaqoheni prapë me qytetarë e s’di çka doni me ju thanë mësuesve që nuk e dinë se si do të ballafaqohen këtë muaj”, tha Krasniqi.

Tutje deputeti i PDK-së ka thënë se ministri Murati e ka shkelur ligjin duke mos i ekzekutuar pagesat për mësuesit, për muajin shtator, kur ata mbajtën grevë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë